Showtime

Festoi ditëlindjen, surpriza përrallore e Gaz Pajës për bashkëshorten e tij

10/09/2019 15:26
nga:L I

Aktori i “Portokallisë” Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi, ka pak muaj që janë martuar dhe tashmë çifti shumë shpejt do të bëhen prindër, shkruan GazetaBlic.

Mbrëmë, Ira festoi ditëlindjen dhe Gazi ishte përkujdesur në detaje për surprizën ndaj saj.

E veshur me një fustan ngjyrë ngjyrë rozë, me gurë në pjesën e përparme të tij, dhe me një grim perfekt, Ina po shkëlqente në ditën e saj të lindjes.

Fotot me barkun e rrumbullakosur të Irës janë pëlqyer shumë edhe nga ndjekësit të cilët nuk kanë nguruar t’a urojnë për ditëlindje. Surprizat gjatë mbrëmjes nuk munguan, ashtu si edhe torta me numrin 25./GazetaBlic