Sporti

Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019: Përfundon gara për tenisjeret nga Kosova

07/22/2019 16:20
nga:Ideal

Tenisjeret tanë përfunduan garat edhe në çifte në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

Melos Nallbani dhe Fresk Sylhasi u mposhtën nga çifti spanjoll: P.Rodenas dhe D.Merida, 2:0 në sete, përcjellë GazetaBlic.

Ndërkaq me rezultat të njëjtë u mundën edhe femrat, Vesa Gjinaj dhe Forta Morina. Ato u mundën nga çifti suedez: A.Mittereger dhe I.Johansson.

Urojmë që përvoja e marrë në Baku 2019, t’iu shërbejë tenistëve tanë për garat e ardhshme ndërkombëtare.

/GazetaBlic/