Cult

Festivali i Kanës pushtohet nga yjet, Jodie Foster nderohet me çmimin “Palme d’or”

07/08/2021 14:12
nga:G C

Yjet e filmit u kthyen në tapetin e kuq të martën, pasi Festivali i Filmit në Kanë u rikthye pas një viti pushim. Kjo ngjarje është festivali i parë i madh i filmit që zhvillohet që nga fillimi i pandemisë.

Filmi hapës i këtij viti ishte ai i zhanrit muzikor “Annette” i bandës Sparks, me protagonistë Adam Driver dhe Marion Cotillard.

Nuk u mbajt asnjë distancë sociale nga pjesëmarrësit në tapetin e kuq, dhe rregulli “pa puthje” u hodh poshtë menjëherë natën e hapjes nga presidenti i festivalit, Pierre Lescure.

Aktori amerikan Driver i tha agjencisë së lajmeve Agence France Presse: “Covid është ende atje, por është një ndjenjë e madhe lehtësimi dhe kënaqësie (të jesh në Kanë)”.

Në fund të shfaqjes së parë, ata që ishin brenda Palais des Festivals u dhanë aktorëve dhe krijuesve të “Annette” një duartrokitje 5 minutëshe. Jodie Foster të cilës iu nda çmimi prestigjioz “Palme d’or”, ishte e pranishme për të marrë ketë çmim të karrierës së saj, e që iu nda  nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar.

Foster, e shoqëruar nga Almodovar, drejtori i Parasite dhe fitues i Palmës së Artë 2019, Bong Joon-ho dhe Spike Lee, kryetari i jurisë së këtij viti, e shpallën këtë ngjarje të hapur. Lee, i cili është njeriu i parë me ngjyrë që kryeson panelin që do të zgjedhë fituesit e çmimeve të këtij viti, tha në një konferencë për shtyp se “kjo botë drejtohet nga gangsterë”. Në Festivalin e Kanës po marrin pjesë shumë yje botërore, e Kosova po merr pjesë me filmin e Luana Bajramit “Luaneshat e Kodrës. /KultPlus.com