Lajme

Festë e zbehtë për Pavarësinë

02/08/2018 08:15
nga:Gazeta Blic

Kryeministrat dhe presidentët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe të vendeve tjera mike të Kosovës nuk pritet të vijnë në festimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit më të ri në Evropë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Derisa vetëm 10 ditë na ndajnë nga jubileu i shtetësisë së Kosovës, institucionet e vendit deri më tani nuk kanë bërë të ditur nëse ndonjë prej liderëve të shteteve të fuqishme apo figurave të rëndësishme ndërkombëtare e ka konfirmuar pjesëmarrjen në festën e 17 Shkurtit.

Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se probabiliteti për pjesëmarrjen e delegacioneve nga shtetet e fuqishme është shumë i vogël.

Sipas tyre, kjo po ndodh pasi krerët e shtetit momentalisht janë të refuzuar nëpër botë për shkak të mospunës dhe për shkak të acarimeve të marrëdhënieve të krijuara nga situatat e fundit në vend.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi, ka thënë për “Zërin” se në 10-vjetorin e Pavarësisë nuk pret pjesëmarrje të madhe të delegacioneve të huaja, kjo pasi në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë Kosova vazhdon të jetë një shtet me probleme serioze të shtetësisë.

Ai tha se procesi i shtetndërtimit si sprovë e kapaciteteve të brendshme është sfiduar nga dështimet e vazhdueshme të klasës politike, pra edhe të pushtetit edhe të opozitës.

11/19/2018 22:49

Dimri sapo ka filluar, këto janë temperaturat për nesër