Geek

Ferrari F40 ri dizajnohet si një super-makinë moderne

11/14/2018 11:26
nga:M H

Sikur modeli F40 të ndërtohej këto ditë, me gjuhën e re dizajnuese të Ferrarit

Pa dyshim, Ferrari F40 është një prej makinave ikonë dhe më me ndikim në sferën e super-makinave, transmeton Telegrafi.

I ndërtuar për të shënuar 40 vjetorin e Ferrarit më 1987, F40 u bë modeli me shpejtësinë më të lartë të lejuar për rrugë, njëherësh i fundit që u krijua nën mbikëqyrjen e Enzo Ferrari.

Dizajni i kësaj super-makinës, është shumë i veçantë dhe i dashur, por si do të dukej sikur të ri dizajnohej në një kohë moderne.

Këtë e ka treguar Samir Sadikhov, që ka përdorur gjuhën moderne të dizajnimit të Ferrarit, për ta ndërtuar modelin F40. Duke ia ruajtur linjat e vjetra, por duke e përditësuar me përfundime moderne.

Për fat të keq, ky F40 nuk është për prodhim, vetëm nëse dikush shumë i pasur do ta porosiste, apo Ferrari të vendoste për një edicion special.