Sporti

Feronikeli për t’a vazhduar ecurinë pozitive, Drita për t’i zbutur problemet

09/14/2018 13:33
nga:M K

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.

Njëri nga takimet më interesante pritet të zhvillohen në Drenas, ku Feronikeli e pret ekipin kampion aktual të Kosovës, Dritën, shkruan GazetaBlic.

Aktualisht skuadra nga Drenasi ka shënuar dy fitore dhe dy barazime, për të qëndruar momentalisht në pozitën e tretë.

Drita ndërkaq vjen pas problemeve të shumta. Pas humbjes nga Llapi, ‘bardhë e kaltërit’ mbeten pa trajner, pasi Bekim Isufi dhe dorëheqje.

Gjilanasit kanë shënuar vetëm një fitore në katër përballjet e deritanishme, ndërsa mbetet të shihet sesi do të shkojnë gjërat në këtë takim.

/GazetaBlic/

09/17/2018 22:22

Nuk ndalet Drita, prezanton edhe përforcimin e rradhës