Sporti

Feronikeli dukshëm më i mirë se Llapi në 10 ndeshjet e fundit

02/22/2020 11:21
nga:M K

Llapi dhe Feronikeli përballen sot me fillim nga ora 13:00 në “Zahir Pajaziti”, në një duel që nuk pritet të jetë aq i zjarrtë si në edicionet e kaluara.

Kjo për shkak të pozitës aktuale në renditjen tabelare të të dyja skuadrave, derisa praktikisht tashmë i kanë humbur shpresat për titull, megjithëse ka edhe shumë ndeshje deri në fund, shkruan GazetaBlic.

Momentalisht, Feronikeli është i pesti me 28 pikë të arkëtuara në 18 ndeshje, kurse Llapi i Batatinës gjendet një vend më poshtë me tri pikë më pak.

Sipas statistikave të 10 ndeshjeve të fundit kampionale, shihet se kampionët aktual kanë bilanc dukshëm më të mirë.

‘Drenicakët’ nga “Rexhep Rexhepi” kanë shënuar fitore pesë herë, llapjanët dy herë si dhe tri herë të tjera janë ndarë baras.

/GazetaBlic/

07/04/2020 18:32

LIVE Superliga | Gjilani hap të madh drejt fitores, dyfishon epërsinë përballë Feronikelit