Sporti

Feronikeli ‘deklason’ KEK-un, Drita dhe Trepça 89′ ndahen në paqe

04/21/2019 16:38
nga:Lorik J

Skuadra e Feronikelit nuk ka bërë hap fals as në këtë xhiro.

Feronikeli ka fituar ndaj KEK-ut me rezultatin e thellë 4-0, për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme për kreun e tabelës, përcjell GazetaBlic.

Da Silva njëherë dhe Kastriot Rexha tre herë nga penalltia shënuan për ‘Niklin’ në këtë ballafaqim.

Feronikeli tani ndodhet në vendin e parë me 65 pikë, po aq sa Prishtina, ndërsa KEK-u në vendin e fundit me 1 pikë.

Në ndeshjen tjetër në Gjilan, Drita dhe Trepça 89′ kanë ndarë pikët, pas barazimit 1-1.

Trepça 89′ kaloi në epërsi me Traroren, por Xhevdet Shabani barazoi shifrat në këtë duel pas golit nga fauli.

Drita ndodhet në vendin e katërt me 47 pikë – kurse Trepça 89′ në vendin e shtatë me 36 pikë.

/GazetaBlic/