Fernando Santos është prezantuar edhe zyrtarisht si trajner i Polonisë.
Gjatë konferencës për shtyp, Fernando Santos u shpreh i kënaqur që mundi të vazhdojë punën për një projekt ambicioz dhe me një ekip që ka qenë i pranishëm në fazat finale të kampionateve evropiane dhe botërore, transmeton GazetaBlic Sport.
“Dua të falënderoj presidentin për besimin që ka dhënë tek unë dhe tek ekipi teknik, ky është një faktor i rëndësishëm. Është një nder i madh sepse Polonia është një vend i madh, me një histori të madhe, edhe për sa i përket ekipit të saj kombëtar, me një histori që shënon brezin tim. Është një skuadër me lojtarë të mëdhenj, me shumë cilësi, është një nga skuadrat që ka qenë në Kupën e Botës dhe që për mua është kënaqësi të vazhdoj si trajner i një vendi me kaq shumë ndikim. Nga sot, edhe unë jam polak”, tha trajneri 68-vjeçar, i cili nënshkroi një kontratë katërvjeçare me FA polake.

/GazetaBlic Sport/


