Sporti

Fermin Lopez mund të transferohet tek Manchester City

07/03/2025 23:55
nga:Mergim Rreci

Manchester City ka kthyer tashmë fokusin nga merkatoja. “Qytetarët” do t’i nënshtrohet një revolucioni të vërtetë gjatë kësaj periudhe, pasi dështuan të fitonin trofe në këtë sezon.

Kështu Pep Guardiola i ka vënë syrin futbollistit të Barcelonës. Fermin Lopez pëlqehet nga spanjolli, i cili kërkon ta ketë pjesë të ekipit të tij. Pavarësisht se është 21-vjeç, Lopez ka treguar se di të marrë shumë mirë përgjegjësi dhe të jetë një lojtar kyç.

Kalimi i mundshëm i Nico Williams te Barça mund të ndikojë që Lopez të largohet. Anglezët po mendojnë për një oferte prej 50 milionë eurosh. Shumë e cila do të shkonte në arkat e Barçës, me katalanasit që mund t’i përdorin për të bërë ndonjë transferim tjetër gjatë kësaj merkatoje.