Lajme

Fermerët dhe qumështarët mirëpresin vendimin e MTI-së

04/16/2018 12:31
nga:M H

Shoqata e fermerëve dhe qumështorëve ka vlerësuar se lajmi i sotëm që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vendosur masë të përkohshmërie mbrojtëse për importin e qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina, është një ndër lajmet më të mira që kanë ndodhur në sektorin e tyre në vitet e fundit

“Ne kemi ngritur disa herë zërin ndaj pabarazisë së tregtisë mes Bosnjës dhe Kosovës dhe jemi të gëzuar që zëri jonë më në fund është dëgjuar. Falënderojmë këtë ministri për angazhimin që ka treguar kohëve të fundit në këtë drejtim dhe presim edhe vendime tjera me qëllim mbrojtjen e produkteve vendore të qumështit.”

Kjo shoqatë iu ka bërë thirrje edhe institucioneve tjera përgjegjëse për rregullimin dhe kontrollin e tregut që të kryejnë obligimin e vet ligjor dhe t`iu krijojnë hapësirë për punë

04/21/2018 20:13

Procedurat ua rrezikojnë grantet fermerëve (VIDEO)