Sporti

Ferizaj – Trepça’89, ndeshja e vetme e Superligës që zhvillohet sot

03/07/2020 00:59
nga:M K

Ndoshta një nga ndeshjet më të rëndësishme të edicionit për secilën skuadër.

Kjo për faktin se një fitore sot, njërës skuadrës do t’i siguronte frymëmarrje më të qetë në vazhdim të kampionatit, pasi një triumf si mysafir është tejet i vlefshëm, kurse për tjetrën do të ishte një trepikësh i shpresës për t’u larguar sa më shpejt nga zona e rrezikshme, shkruan GazetaBlic.

Ferizaj është në cilësinë e vendasit dhe do të mundohet maksimalisht që ta shfrytëzoj këtë fakt, përkundër se përballë ka një ekip mirë të komponuar dhe të motivuar gjithashtu.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga 14:00, kurse ne do t’iu raportojmë “LIVE” gjatë gjithë kohës dhe për më të voglin ndryshim.

/GazetaBlic/

06/28/2020 18:16

Superliga LIVE | Realizohet edhe goli i dytë në “Xhemail Ibishi”