Lajme

Ferizaj: Studentët protestojnë për punësimet e paligjshme në Universitetin e Shkencave të Aplikuara

03/20/2019 13:40
nga:A. R.

Demokracia Studentore, sot ka organizuar protestë kundër punësimeve të paligjshme që po bëhen në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nga rektorati aktual.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të studentëve “Demokracia Studentore” pas një hulumtimi të cilin e ka kryer në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, sipas tyre ky universitet është kapur dhe udhëhiqet nga një rektor i cili është edhe anëtarë i kryesisë së PDK-së në Skenderaj.

“Në bazë të hulumtimit kemi hasur në shumë shkelje ligjore dhe punësime familjare, në këtë Universitet punojnë më shumë se 30 profesorë pa kualifikime të duhura për të ligjëruar, të cilët janë pranuar pa as një kriter dhe pa konkurs publik pasi që shumica janë në pozita politike”, u tha në protestë.

“Shumë dukuri na kanë shtyre që të organizojmë protestë pasi që prokuroria dhe inspektorati i punës as një herë nuk ka marrë masa duke pasur rektori aktual ndikim shumë të madh politik”, u tha mes tjerash në këtë protestë të studentëve.

07/17/2019 08:25

Buxhovi i reagon Veselit: Ka mbetur veç edhe një komandant pa reaguar që kjo të kthehet në “dekret” shtetëror