Lajme

Feride Rushiti: Publikimi i fotografisë së rrejshme mbyti zërin e viktimave

05/16/2019 22:18
nga:Gazeta Blic

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka thënë se publikimi i fotografisë që pretendohej se po dhunohej një grua kosovare nga ushtarët serbë, ka mbytur zërin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ajo ka thënë se sa herë që shoqëria kosovare është afër majës, sikur dikush e rrokullisë dhe e kthen atë nga e para, duke shkatërruar gjithçka të ndërtuar, transmeton Klan Kosova.

“Miti i Sizifit, duket sikur po na përcjellë në çdo hap të jetës, qoftë si individ apo shoqëri. Sa herë që jemi afër majës, sikur dikush na rrokullisë dhe na kthen nga e para, duke shkatërruar gjithçka të ndërtuar”.

“Ajo qe ngjau sot, me publikimin e asaj fotografie, dukej sikur këta donin te na tregonin se si mund të dukej një akt i përdhunimet seksual. Në fakt mediokriteti bëri vetëm një gjë: mbyti zërin e viktimave – të mbijetuar të dhunës seksuale, pikërisht në kohën kur të mbijetuarit kanë nevojë si kurrë më parë që të bëhemi zëri i tyre”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook.