Sporti

Ferguson i pakënaqur, fqiu i tij po tenton të ndërtojë objekte që do t’ia zë diellin e do t’i pretë pemët

03/26/2020 15:58
nga:M K

Legjenda e Manchester United dhe jo vetëm, Sir Alex Ferguson duket se ka një hall tjetër nga ato që jemi mësuar t’i dëgjojmë, të paktën këtu tek ne.

Ai është në një “sherr” të vogël me fqinjët e tij, pasi njëri nga ta po tenton të ndërtoja një vilë që do t’ia pamundësonte Fergusonit dritën e diellit mbi shtëpinë e këtij të fundit, përcjell GazetaBlic.

Siç shkruan “The Sun”, ai banon në zonën Chesire, një vend në përgjithësi me rezidenca, pjesë kjo e qytetit të dytë për nga madhësia në Angli, Mançester.

Autoriteteve lokale ai ua ka dërguar një letër, ku kërkon që i njejti ndërtim të anulohet, pasi do të ndikojë negativisht në privatësinë e tij, derisa kërkohet gjithashtu edhe prerja e shumë pemëve në zonën përreth.

Një nga trajnerët më të suksesshëm në botën e futbollit ka kërkuar që të ndryshojë plani i vilës që do të ndërtohet.

/GazetaBlic/

10/26/2019 23:25

Pretendon se është si Ferguson, trajneri godet me ‘shuplaka’ lojtarët e rinj