Sporti

Fenomeni Ronaldo zbulon arsyet e largimit nga Interi

10/13/2019 12:42
nga:M K

Luiz Nazario Da Lima, apo i njohur nga të gjithë si Ronaldo, është rikthyer të flasë për eksperiencën e tij te Interi dhe atë 5 maj të vitit 2002, ku zikaltrit humbën titullin kampion vetëm në javën e fundit pas një disfate në “Olimpico” ndaj Lazios.

“Titulli kampion i humbur me Interin në 2002-shin ishte një nga zhgënjimet më të mëdha të karrierës time dhe nuk mbaj mend të kem qarë aq shumë me të tjera skuadra. Kishte shumë pritshmëri nga tifozët, pas shumë vitesh që fitohej nga Juvja, në mënyrën si fitonte ajo”, tha braziliani.

Fenomeni mundohet të gjejë shkaqet e disfatës 4-2 në “Olimpico” ndaj Lazios dhe thotë se ndeshja u përgatit në një atmosferë të keqe dhe se edhe trajneri Hector Cuper kishte gabuar në ndërtimin e formacionit në takimin vendimtar.

“Gjatë gjithë javës kishte zëra që do blinim Nestën dhe që ai nuk do luante më 5 maj. Ndeshja u përgatit në një atmosferë aspak të qetë, ndonëse ishim të bindur që do të fitonim. Megjithatë pastaj gaboi edhe Cuper me formacionin, duke hedhur një mesfushor më tepër në fushë”, shprehet braziliani.

Ajo ishte edhe ndeshja e fundit e Ronaldos me fanellën e Interit, sepse më pas erdhi Botërori i fituar me Brazilin si protagonist dhe në verë transferimi te Reali i Madridit, ndërsa fenomeni zbulon edhe prapaskenat e largimit nga klubi zikaltër shkruan Supersport, përcjellë GazetaBlic.

“Nuk e kisha menduar asnjëherë largimin nga Interi, pasi e shihja klubin si shtëpinë time për gjithë jetën, por me Cuperin nuk po ia dilja dot, sepse tjetër gjë më thoshte dhe tjetër gjë bënte. I shkova Morattit në zyrë dhe i kërkova të zgjedhë mes meje dhe Cuperit, i bindur që ai do të shkarkonte trajnerin. Megjithatë në fund u befasova, pasi presidenti zgjodhi të mbajë trajnerin dhe më pas për krenari vendosa të largohem”, kujton braziliani.

11/17/2019 16:54

Ronaldo dërgon Serbinë në shtëpi dhe Portugalinë në EURO 2020