Sporti

Fenomeni Ronaldo e kujton me fjalë prekëse ish-trajnerin e tij që ndërroi jetë sot

05/22/2020 23:08
nga:Mergim Rreci

Ronaldo ka falënderuar Luigi Simoni për atë se çfarë i ka ofruar në karrierën e tij, pasi ish-shefi i Interit ndërroi jetë të Premten.

Ronaldo shijoi sezonin më të mirë të karrierës së tij në Inter nën Simonin në vitet 1997-98, duke shënuar 34 gola në të gjitha garat dhe duke fituar Kupën e UEFA-s.

“Gigi Simoni nuk ishte vetëm trajner për mua,” shkroi ai në Instagram, përcjell GazetaBlic.

“Nëse mendoj për të sot, mendoj për atë si një njeri të mençur dhe të mirë, i cili nuk të detyroi të bësh gjëra. Përkundrazi, ai ju shpjegoi pse ato gjëra ishin të rëndësishme.

“Unë mendoj për një mësues, si në këtë foto që kemi marrë në Krishtlindje: ai ishte dirigjenti dhe ne ishim orkestra”

“Kështu e kujtoj, me atë buzëqeshje, zërin e tij të qetë, këshillat e tij të çmuara. Ne mund dhe duhet të kishim fituar më shumë, por fituam së bashku, gjë që ai na predikonte gjithmonë.

“Faleminderit shef, më mësove më shumë sesa mund ta imagjinoja.”