Sporti

Fenerbahce jep një super lajm për Vedat Muriqin

12/03/2019 17:57
nga:Lorik J

Skuadra e Fenerbahces sonte do të takohet me Istanbulspor.

Fenerbahce dhe Instabulspor takohen me fillim nga ora 18:45, në kuadër të raundit të pestë të Kupës së Turqisë, shkruan GazetaBlic.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, i cili aktivizohet tek Fenerbahce, Vedat Muriqi sonte do të luajë nga minuta e parë në këtë sfidë.

Muriqi mungoi në ndeshjet e fundit si pasojë e lëndimit që pësoi para tre javësh. Sulmuesi u rikthye në ndeshjen e kaluar të Superligës turke, ku u aktivizua në minutën e 66’të dhe dha një asisitm.

Ndërsa sot, ai do të luajë nga minuta e parë – ku do të përpiqet të rikthehet në formën maksimale të tij.

/GazetaBlic/