Sporti

Fenerbahce i “falet” Vedat Muriqit, tri pikë të reja për kreun e renditjes tabelare

11/08/2019 20:33
nga:M K

Fenerbahce ka shënuar fitore minimale, por tejet të madhe për nga rëndësia.

Skuadra nga “Şükrü Saracoğlu Stadium” fitoi 3-2 ndaj Kasimpasas, për të shkuar në kuotën e 20 pikëve dhe për të marrë kështu kreun e renditjes tabelare, të paktën përkohësisht, shkruan GazetaBlic.

Vedat Muriqi ishte më meritori, i cili realizoi dy herë nga penalltia, për t’ia siguruar tri pikë ekipit të tij në luftën për titull.

Khalifi e Ben Youssef shënuan për mysafirët, ndërsa për nikoqirët, përveç Muriqit, një gol tjetër shënoi edhe Aziz.

Për të dyja skuadrat gjyqtari ndau nga një karton të kuq. Hafez i Kasimpasas e Isla i Fenerbahces ishin futbollistët “fatkeq”, me ç’rast u detyruan ta mbyllnin ndeshjen para kohe.

Javën e ardhshme, Feneri do të luajë si mysafir i Malatyaspor, derisa Kasimpasa e pret Genclerbirligin.

/GazetaBlic/

10/26/2019 18:01

Fenerbahce – Konyaspor, formacionet zyrtare