Kombëtarja e Shqipërisë (femrat) ka fituar ndeshjen ndaj Kosovës në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Botëror “Australi- Zelandë e Re 2023”.
Shqipëria ka fituar ndaj Kosovës me rezultatin 1:3, për të fituar tre pikë të mëdha, shkruan GazetaBlic Sport.
Kombëtarja e Shqipërisë ishte në epërsi pas pjesës së parë me rezultatin 1-2.
Golin e parë në këtë takim e ka shënoi, Kristina Maksuti, kurse Doci shënoi për 0-2 në favor të Shqipërisë.
Në fundin e pjesës së parë, Kaltrina Biqkaj shënoi për Kosovën.
Ndërkohë, fitoren e Shqipërisë e vendosi Qendresa Krasniqi e cila realizoi pas 83 minutave lojë.
Shqipëria tani ka 7 pikë në vendin e katërt, kurse Kosova ka katër pikë në vendin e pestë.
/GazetaBlic Sport


