Cool

Fëmija i shpëton vdekjes për pak centimetra

11/13/2017 23:05
nga:N S

Një tragjedi e rëndë ka arritur të shmanget, pasi një kamion me shpejtësi të madhe ka ndaluar vetëm pak cm larg një fëmijë që po kalonte rrugën.

Videoja e filmuar në një zonë rurale në Norvegji tregon pamjet e një aksidenti të mundshëm, që nëse nuk do të ishte për reflekset e shpejta të drejtuesit të kamionit do të kishte përfunduar në tragjedi.

Pamjet e filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë tregojnë një autobus, nga i cili zbresin disa fëmijë. Por ndërsa shumica e tyre presin të largohet autobusi që të kalojnë rrugën, njëri prej tyre nxiton dhe vrapo nga pjesa e pasme e autobusit pa parë nëse po vinte apo jo makinë nga krahu tjetër.

E sapo djaloshi niset, një vajzë paksa më e madhe fillon ta ndjekë për ta ndaluar, në këtë moment një kamion shikohet të vijë nga krahu tjetër i rrugës dhe frenon menjëherë.

Fatmirësisht gjithçka ka përfunduar pa asnjë të lënduar, por nëse drejtuesi i makinës nuk do të kishte reaguar në kohë, apo në rastin më të keq të kishte tentuar ndonjë manovër tjetër mund të kishte lënduar jo një, por disa fëmijë.

 

11/16/2017 16:43

Ilmi Kelmendi kërkon ndihmën e juaj për ta shëruar djalin e tij të vogël