Lajme

Fehmi Shaqiri dekorohet me çmimin “Mjeshtër i Merituar” nga presidenti Thaçi

12/12/2019 14:54
nga:B. D

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekoruar Fehmi Shaqirin me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, shkruan GazetaBlic.

Thaçi ke ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku tha se Shaqiri me dekada të tëra ka kontribuuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare.
Ai ka shkruar se Shaqiri i ka dhënë shumë kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në diasporë ku ka shqiptar.

Ky është shkrimi i tij i potë:

Me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, sot e dekorova Fehmi Shaqirin, i cili me dekada të tëra ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.

Ai i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare.

Familja Shaqiri në vazhdimësi ishte e angazhuar për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. HTH

01/23/2020 14:08

Shtrenjtohet çimento në Kosovë, reagojnë bizneset