Fehmi Kupina është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Në votim morën pjesë 37 asamblistë, ku pro tij votuan 31, 4 votuan kundër dhe 2 të tjerë abstenuan.
Kështu, Kupina ulet sërish në karrigen kryesore të Asamblesë së kryeqytetit pasi që këtë mekanizëm goxha të rëndësishëm të Prishtinës e udhëhoqi edhe mandatin e kaluar.
Në votim nuk morën pjesë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje.


