Lajme

Federata e Gazetarëve Evropianë për televizionin e VV-së: Kjo nuk është gazetari, është propagandë

08/07/2020 13:57
nga:A. R.

Federata e Gazetarëve Evropianë ka publikuar një reagim pasi Lëvizja Vetëvendosje dje ka lansuar edhe mediumin e saj partiak.

Siç njoftimit të kësaj federate, televizioni i hapur nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka të bëjë me gazetari dhe është vetëm një mjet propagandues në shërbim të partisë.

“Televizioni i ri online TVV në Kosovë, i krijuar drejtpërdrejt nga një parti politike. Kjo nuk është gazetari. Kjo është propagandë në shërbim të politikanëve”, thuhet në reagimin e EFJ-së.