Sporti

Federata e Futbollit të Egjiptit: Mohamed Salah nuk do të dal në pension

06/25/2018 13:53
nga:Lorik J

Federata e Futbollit egjiptian këmbëngul se lojtari Mohamed Salah nuk ka diskutuar kurrë daljen në pension nga ekipi kombëtar.

Federata egjiptiane thotë se dalja në pension nuk është një çështje që është ngritur nga lojtari, shkruan GazetaBlic.

“Ne gjithmonë informohemi nga Salah kur ai merr ndonjë vendim,” tha Federata në një deklaratë.

“Ne kalojmë gjithë ditën së bashku dhe ai kurrë nuk e ka diskutuar këtë çështje me asnjë nga anëtarët e delegacionit”.

Mediat britanike dje kanë raportuar se sulmuesi egjiptian mund të largohet nga kombëtarja e tij pas ndeshjes me Arabinë Saudite, pasi atij nuk po i pëlqen që emri i tij po përmendet për qëllime politike.

Në kritikat që Salah ka marrë pasi u bë qytetar i nderit çeçen nga Kadyrov deklarata shtoi:

“Ne jemi këtu në një ngjarje sportive dhe po ndjekim procedurat e FIFA-s , ne nuk diskutojmë politikën, dhe nëse ka ndonjë diskutim politik, duhet të drejtohet te FIFA ”

Mesazhi i fundit i Salahut, i postuar të mërkurën e kaluar, thotë:

“Të gjithë në Egjipt janë së bashku dhe nuk ka absolutisht asnjë mosmarrëveshje mes nesh. Ne e respektojmë njëri-tjetrin dhe marrëdhënia është më e mira”, kishte shkruar ai.

/GazetaBlic/

11/13/2019 10:33

Dëmtimi i Salah më serioz se sa dukej, largohet nga kombëtarja e Egjiptit