Sporti

Federata e Anglisë pajtohet me idenë e Sterling-ut: Malit të Zi t’i zbriten nëntë pikë

04/25/2019 09:20
nga:M K

Racizmi vazhdon të jetë i pranishëm në futbollin modern, përkundër thirrjeve të vazhdueshme të UEFA-s për eliminimin e kësaj dukurie negative në sportin numër një në planet.

Së fundi viktimë ishte kombëtarja angleze, e cila në duelin ndaj Malit të Zi në Podgoricë, u fye në baza racore, ose thënë më mirë, disa lojtarë të saj, shkruan GazetaBlic.

Anëtari i Manchester Cityt, Rahhem Sterling ka dhënë një deklaratë interesante sa i përket dënimeve të mundshme për përfaqësuesen ballkanase nga shtëpia numër një e futbollit evropian.

“Mendoj se UEFA duhet t’ia minusojë nëntë pikë kombëtares malazeze. Dënimet me para nuk e dëmtojnë ndonjë federatë, sepse shumica janë të pasura. UEFA duhet t’i dënojë me heqje pike, e pastaj tifozët do të mundohen mos ta bëjnë një gjë të tillë, pasi pasojat do të ishin të mëdha”, përfundoi Sterling.

Idenë e përfaqësuesit albion e ka përkrahur edhe federata angleze, derisa gjatë javëve në vijim pritet të merret vendimi përfundimtar sa i përket kësaj çështjeje.

Sipas të gjitha gjasave, Mali i Zi, takimin e 7 Qershorit 2019 ndaj Kosovës do ta zhvillojë me dyer të mbyllura.

/GazetaBlic/

05/24/2019 23:50

Haradinaj takon bizneset e diasporës