Kandidati për deputet nga AAK, Ali Berisha, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ferid Gjikollit, ish-kryetar i komunës së Pejës, në vitet e rënda për fatin e Kosovësm raporton Gazeta Blic.
“Kur shumëkush strukej nën tutelat e regjimit serb, Ferid Gjikolli qëndroi vertikal. Gjatë qeverisjes time me Pejën, pata fatin e madh që bashkë me prof.Ali Sylqën, Haxhi Lajqin, Riza Llukën e të tjerë të bashkëpunojmë me Ferid Gjikollin. Ishte një njohës i madh i Pejës, i ndërtimit dhe kultivimit të institucioneve të pasluftës dhe një mik i dëshmuar i UÇK-së”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Me pikëllim pranova lajmin për vdekjen e mikut tim, Ferid Gjikollit, ish-kryetar i komunës së Pejës, në vitet e rënda për fatin e Kosovës!
Kur shumëkush strukej nën tutelat e regjimit serb, Ferid Gjikolli qëndroi vertikal.
Gjatë qeverisjes time me Pejën, pata fatin e madh që bashkë me prof.Ali Sylqën, Haxhi Lajqin, Riza Llukën e të tjerë të bashkëpunojmë me Ferid Gjikollin.
Ishte një njohës i madh i Pejës, i ndërtimit dhe kultivimit të institucioneve të pasluftës dhe një mik i dëshmuar i UÇK-së.
Do ta ruaj në kujtimet më të mira.
Familjes së madhe Gjikolli dhe Pejës, u shprehë ngushëllimet e mia dhe të AAK-së në Pejë.
Me pikëllim;
Ali Berisha