Skuadra e FC Suharekës po vazhdon fuqishëm në këtë merkato të verës.
Klubi i ri simpatik kosovar po projekton ekipin për edicionin garues 2023/24 në Ligën e Parë të Kosovës.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se FC Suhareka ka arritur marrëveshje me futbollistët Antonio Marku dhe Donat Sheqerolli.
Marku angazohet si mbrojtës i majtë dhe është 24 vjeçar, teksa Donat Sheqerolli njihet si një nga mesfushorët shumë kualitativ në vendin tonë.
/GazetaBlic Sport