Sporti

FC Prishtina kalon pengesën e rradhës, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

01/12/2019 23:33
nga:M K

Klubi i futsallit Prishtina vazhdon me formën e jashtëzakonshme.

Kësaj rradhe kryeqytetasit kanë mposhtur Malishevën në çerekfinale të Kupës së Kosovës me rezultat bindës 8-3 për t’u kualifikuar kështu në katër ekipet më të mira të garës së dytë për nga rëndësia në futsallin kosovar, shkruan GazetaBlic.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit përmes rrjetit social ‘Facebook’ pas përfundimit të ndeshjes.

Postimin e plotë mund ta shikoni mëposhtë.

Klubi i Futsallit Prishtina, kalon në gjysëmfinale të Kupës së Republikës së Kosovës.

Sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, kryeqytetasit kanë mposhtur skuadrën nga Malisheva me rezultatin 8-3, kështu duke kaluar në fazën tjetë e cila është gjysëmfinale.

Vazhdojmë 🔵⚪️.
Një jetë, një Prishtinë!

/GazetaBlic/

06/10/2018 21:42

Klubi i Superligës pensionon numrin 9 në shenjë respekti për Fadil Vokrrin