Pas shumë problemeve, Liria ka filluar të mobilizohet për pjesën e mbetur të sezonit.
Ekipi prizrenas kishte një gjysmë sezoni të dështuar dhe do ta ketë shumë vështirë ta arrijë objektivin, i cili është i qartë: Mbijetesa.
FC Liria ka siguruar shërbimet e një sulmuesi ditët e fundit të merkatos.
Siç mëson GazetaBlic Sport, Aldi Gjumsi ka arritur marrëveshje me klubin e Lirisë.
Gjumsi, 21 vjeçar, më herët ka qenë pjesë e Tiranës dhe Teutës, teksa shihet si përforcim i duhur nga ekipi prizrenas për fazën ofansive.
/GazetaBlic Sport