Sporti

FC Ballkani falënderon tifozët: Bashkë jemi më të fortë

07/12/2023 16:06
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka falënderuar tifozët që ishin dje të pranishëm në ndeshjen ndaj Ludogoretsit.

Klubi ka theksuar se bashkë janë më të fortë, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë njoftimi i klubit:

“Të dashur XHEBRAILA dhe gjithë ju tifozë të FC BALLKANIT,

Klubi dëshiron të ju falenderojë secilin prej jush, që mbrëmë i keni dhënë zemër lojtarëve tanë, të cilët me mbështetjen tuaj të vazhdueshme gjatë 90 minutave, shfaqën një futboll të bukur e rezultativ.

E kemi thënë disa herë dhe do ta themi gjithmonë,

BASHKË JEMI SHUMË MË TË FORTË!

Na priftë e mbara në ndeshjet e radhës”, shkruan FC Ballkani.

/GazetaBlic Sport