Lajme

FBI bastis shtëpinë e ish-kreut të fushatës së Trump

08/09/2017 17:31
nga:A. R.

Agjentë federalë të Byrosë Federale të Hetimit kanë bastisur shtëpinë në Virginia të ish-kreut të fushatës presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet amerikane, sipas të cilave agjentët federalë thuhet se kanë sekuestruar dokumente dhe materiale të tjera gjatë bastisjes në orët e para të agimit të 26 korrikut, vetëm një ditë pasi Manafort u takua vullnetarisht me Komitetin e Inteligjencës së Senatit.

Manafort u largua nga drejtimi i fushatës pas dyshimeve mbi lidhjet e tij me të huajt, përcjell tch.

FBI-ja udhëheq njërin prej disa hetimeve që po kryhen paralelisht mbi pretendimet se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar. Prokurori special, Robert Mueller, i cili kryeson hetimin e FBI-së, u largua nga shtëpia e Manafort me disa “të dhëna të ndryshme”, siç raporton “Washington Post”.

01/15/2020 22:31

Policia egjiptiane bastis Zyrën e Anadolu Agency në Kajro, arreston 4 punonjës