Lajme

Fazliu për deklaratat e Albin Kurtit: Në çdo parti ka veteranë, politikanët mos të përfitojnë nga pakënaqësitë e tyre

09/28/2020 22:31
nga:Sh Xh

Kryetari i LVV-së Albin Kurti kishte deklaruar se “vetëm Vetëvendosje mund t’i mbrojë veteranët e UÇK-së”, pasi, sipas tij, “PDK-ja nuk i mbron, sepse e ka hallin e pasurive të veta, e LDK-ja nuk i mbron pasi asisoj e ka drejtimin politik”.

Anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, i cili ka qenë edhe kryetar i OVL UÇK-së, Faik Fazliu thotë se në çdo parti ka veteran të luftës.

“Asnjë parti nuk është pa veteran të luftës. Unë nuk jam ithtarë që politikanët të përfitojnë nga pakënaqësia aktuale e veteranëve të luftës”, deklaroi Fazliu.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se faktet janë se kush e ka votuar pro e kundër Gjykatës Speciale.

“Nuk është se veteranët e luftës nuk kanë anuar politikisht më shumë nga ndonjë parti apo tjetër”, shtoi Mushkolaj.

Vehbi Kajtazi nga ana tjetër duke komentuar deklaratën e Albin Kurtit thotë se Vetëvendosje sot nuk e ka votuar Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së.

“Nuk ka asgjë më të thjeshtë se kjo punë… Është deklaratë që Kurti po përpiqet të përfitojë politikisht nga një strukturë e frustruar e veteranëve të UÇK-së”, deklaroi Kajtazi.