Uncategorized

Fazliu me super-gol, Feronikeli e nis finalen mbarë

05/24/2019 21:10
nga:Ideal

Vjen goli i parë në takimin e finales së madhe të Kupës së Kosovës në futboll  – ndërmjet Trepçës 89′ dhe Feronikelit.

Golin e parë dhe të epërsisë për skuadrën e Feronikelit e ka shënuar, Astrit Fazliu në minutën e 16’të të takimit, shkruan GazetaBlic.

Feronikeli e ka filluar mbarë finalen e madhe – por mos të harrojmë se ende ka lojë në këtë takim.

Rezultati aktual i takimit është 1:0 në favor të Feronikelit.

Ndërkaq ne do t’ju mbajmë të informuar për çdo risi nga ky takim në kohë reale.

/GazetaBlic/