• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Faton Peci: Lumir Abdixhiku me plan kundër meje, nuk lejoj të më përlyejnë – do t’ia shpërfaq pafytyrësinë

11/24/2024 12:12
nga:G B

Ministri Faton Peci ka folur dhe për akuzat ndaj LDK-së, derisa ka thënë se beteja e tij është për ta mbrojtur dinjitetin e tij dhe tentativën që ta përlyejnë atë.

“Beteja ime është për ta mbrojtur dinjitetin, parimësinë, kauzat që unë i kam pasur në vazhdimësi, beteja ime është për t’u mbrojtur nga tentativat për të më përlyer si një figurë e korruptuar”, tha ministri në Blic Interview për Gazeta Blic.

“Mos harroni, arsyeja pse unë kam dalë prej LDK-së, kur unë jam bindur katërcipisht se LDK është subkontraktor i PDK-së. LDK ka konstruktu, ka konsumuar vepra penale për shkak se është pjesë e një mashtrimi dhe shtytje të mashtrimit për të denigruar dhe për të përbaltur personalitetin tim”, theksoi ai.

Sipas tij, i gjithë plani kundër tij është i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ky plan është prej kryetarit, Lumir Abdixhiku. Projekti për përbaltje, shpifje, mashtrim dhe shtytje të krjimit të një informacioni të rremë publik. Vepra penale është se njëri prej përfituesve të grantit që është asambleist prej Lipjanit, është telefonuar në vazhdimësi në telefon, i është bërë presion që të dalë publikisht dhe të thotë se grantin e ka përfituar duke dhënë ryshfet. Ai ka deklaruar se s’po mund të besojë se çfarë partie qenka LDK-ja. Kjo çështje do të qartësohet shpejt nëse Prokuroria dëshiron ta qartësojë. Atë e ka thirrur në telefon kryetari i të rinjve të LDK-së, që s’po ia di as emrin, që del të jetë dhe familjar i këtij asambleistit që ka përfituar me meritë”, u shpreh Peci.

Ministri thotë se asambleisti e ka paraqitur rasti në ministri dhe ministria po merret me denoncim të rastit.

“Asambleisti na ka informuar neve, ne e denoncojmë rastin, ende nuk e kam bërë, kabineti po merret me këtë. Ne s’po bëjmë betejë politike, ne po e zbardhim të vërtetën, po shfaqim pafytyrësinë e Lumir Abdixhikut dhe të LDK-së”.

Ndërsa, sa i përket PDK-së, thotë se nuk është i ashpër me këtë parti, teksa thotë se me ta nuk dihet epilogu përfundimtar.

“Nuk jam i ashpër, jam konkret. Unë them që me PDK-në kur ki beteja dhe përplasje, e din kë e ke përballë sepse prej trimave, luftëtarëve, komandantëve, haraqexhive, fajdexhive, deri te ata që kanë dije e personalitet, e din me kë je, del përballë me ta dhe nuk e din cili është epilogu përfundimtar, ndërsa LDK-ja në mënyrën më finoke…22 vite kam punuar në LDK. Është tjetërsuar, unë nuk jam tjetërsuar, kam mundur në ecje e sipër t’i shoh disa iluzione të cilat i kam mbajtur një kohë të gjatë. Vjosa nuk është tjetërsuar, Vjosa, unë e shumë të tjerë nuk kemi pasur asnjë rrugëdalje dhe alternativë, konfrontimi parimor me LDK-në ka qenë tepër i ashpër, LDK na ka përjashtuar, s’kemi dalë ne prej LDK-së”, tha ministri Faton Peci./Gazeta Blic/

12/21/2024 19:47

Gjini: Qytetarët janë zhgënjyer nga Kurti – rruga e tij është e keqe për Kosovën