Showtime

Fatmir Spahiu i gatshëm të strehojë disa persona nga Shqipëria

11/26/2019 21:38
nga:N S

Aktori i njohur nga Kosova, Fatmir Spahiu, si shumë artistë të tjerë shqiptar, ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë popullatën e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Ai është shprehur i gatshëm që të strehoj në Kosovë deri në 10 persona nga Shqipëria.

“Deri në 10 persona nga Shqipëria i strehoj në Kosovë deri sa gjendja të qetësohet! Nëse dini ndonjë familje më shkruani në mesazh” , ka shkruar Fatmir Spahiu në një status në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë që kërkimet për gjetjen e personave nën gërmadha, është duke vazhduar me intensitet të lartë.

06/04/2020 10:04

Fatmir Spahiu për fishekzjarret mbrëmë: Mos Avdullah se fëmijët po na flejnë