Lajme

Fatmir Sejdiu flet për raportet me Agim Veliun

03/27/2019 21:10
nga:A. R.

Ish presidenti  i Kosovës dhe ish kryetar  i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka komentuar marrëdhëniet e tij me kryetarin e Podujevës, Agim Veliu.

I pyetur në Debat Plus, se Sejdiu ka afërsi me kryetarin e Podujevës, Agim Veliu, ish-presidenti, ka thënë se ai tashmë ka afërsi me të gjithë zyrtarët e lartë të Lidhjes Demokratike.

Por, Sejdiu e pranoi se ka ekzistuar një periudhë ku shumë personalitete brenda LDK-së, nuk i kanë folur, pasi që sic tha ai janë frikësuar nga hakmarrja e krerëve të partisë.

“Unë kam afërsi me të gjithë. Tash nëse flasim me gjuhën e barcoletave në një periudhë janë frikësuar të më flasin”, tha Sejdiu, teksa është pyetur se a është Veliu ndër personat që nuk kanë pasur guxim që t’i flasin në një periudhë të mëhershme. Mirëpo, Sejdiu u përgjigj se për këtë gjë nuk dëshiron të flasë me emra.

“Nuk dua të flas me emra”, ka përfunduar Sejdiu.

Fatmir Sejdiu, në këtë emision nuk e ka përjashtuar mundësinë që të kandidojë sërish për ta marrë ‘timonin’ e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai u shpreh se tani për tani, nuk ka vendosur ende, dhe se do të shikojë ecurinë e ngjarjeve brenda LDK-së.

/GazetaBlic/

 

 

04/20/2019 10:52

​Heroinë e kokainë në Gjakovë, dy të arrestuar