Lajme

Fatmir Sejdiu flet për kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së

04/15/2019 21:41
nga:Gazeta Blic

Presidenti Fatmir Sejdiu, që ka udhëhequr më parë LDK’në, ka thënë që ka mundësi që edhe ai të jetë një nga kandidatët për kryetar të partisë.

Sejdiu në emisionin Pressing të Televizionit 7 ka thënë se kandidatura e tij është e mundur pasi ai nuk është shkëputur asnjëherë nga Lidhja Demokratike dhe anëtarësia e saj ia kërkojnë cdo ditë kandidimin.

“E para, unë jetoj me hallet e LDK’së dhe nuk jam shkëputur asnjëherë Dhe e dyta, një kërkesë e vazhdueshme e anëtarësisë së LDK’së. Kam komunikim me ta cdo ditë”, ka thënë Sejdiu.

Tutje ish-kryetari i LDK’së thotë se ka gatishmëri të kandidimit.

“Unë kam gatishmëri, por puna e kandidimit vjen më vonë”, ka thënë Presidenti Sejdiu.

Ai ka komentuar edhe kandidimet e mundshme të Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit për kreun e LDK’së.

Sejdiu thotë se kandidmet e tyre janë krejtësisht normale dhe ata janë asete të LDK’së, duke përmendur se për ngritjen e Osmanit ka kontribuar vetë ai.

“Unë i quaj asete. Kam kontribuuar në ngritjen e tyre dhe nuk e shoh asnjë të keqe që ata të kandidojnë. Vjosa Osmani ka qenë pjesë e ekipit tim në Presidencë”, ka treguar ai. /