BLIC.TV

Fatmir Limaj: PZAP dhe Gjykata Supreme e kthyen ligjshmërinë, KQZ bëri shkelje ligjore masive, ishte kaotike

11/15/2019 22:12
nga:Gazeta Blic

Emisioni “Blic Interview me Astrit Gashin” prodhim ky i “Gazeta Blic” sonte fillon sezonin e radhës të intervistave, ku i ftuar është lideri i NISMA Socialdemokrate Fatmir Limaj.

Limaj në këtë intervistë ka theksuar se, vendimi edhe i PZAP-së dhe i Gjykatës Supreme e ka kthyer ligjshmërinë.

“Brenda atyre kutive, janë futur vota të kontrabanduara dhe të jashtligjshme”, ka theksuar Limaj.

Sipas tij, PZAP dhe Gjykata Supreme e kanë kthyer ligjshmërinë e thyer nga ana e KQZ-së, raporton Gazeta Blic.

“Që nga dita e parë kemi parë që ka pasur keq administrim të zgjedhjeve. Ngritja e zërit nga ana jonë, kishte të bënte me shkeljet e mëdha që po bënte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha Limaj.

Sipas tij, KQZ ka qenë kaotike dhe nuk e ka administruar si duhet procesin zgjedhor. Limaj shton, se vendimi i PZAP-së dhe i Gjykatës Supreme, e ka konstatuar se KQZ ka bërë një punë tepër të keqe.

Duke folur për votat e ardhura nga Serbia, ai këtë e ka krahasuar, sikur dikush nga diaspora ta “mbushte gipekin e autobusit me vota dhe atë të pranoheshin si të ligjshme”.