Lajme

Fatmir Limaj për Kurtin: Do ta harrojmë Hashimin çka ka ardhur sot

02/03/2020 23:50
nga:Gazeta Blic

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, që këtë post e lëshoi sot drejtoi akuza ndaj kryeministrit të ri, Albin Kurti, për shkelje të premtimeve.

Ai madje tha se ka një frikë të vetme për qeverisjen e re, njofton Klan Kosova.

“Unë e kam vetëm një frikë. Ndoshta do ta harroni Hashimin çka ka ardhur sot dhe po e lë me kaq. Unë jam shumë konstruktiv në temat e mia dhe nuk flas kot. Nuk është e lehtë kjo çka ka ndodhur sot. Është një eksperiment i madh”.

Megjithatë, Limaj pajtohet se Qeverisë Kurti duhet dhënë mundësia për ta provuar.

Po ashtu, kryetari i Nismës e quajti të rrezikshëm veprimin e LDK-së për lidhjen e koalicionit me Vetëvendosjen.

“LDK ka bërë një veprim goxha të rrezikshëm për partinë. Sepse ka mundësi që me këtë nënshkrim të djeshëm e ka shtyrë edhe për 10 vjet mundësinë për të dalë partia e parë. Ka rrezik. Se zakonisht kur dy partitë e para bëjnë koalicion ndodh kjo. LDK e ka bërë me PDK-në dhe nuk është e lehtë për partinë e dytë. Kjo ka qenë sakrificë e madhe për LDK-në”.

06/03/2020 21:38

Hashim Thaçi “provokon” Albin Kurtin: Sot, e futi “bishtin nën shalë”