Lajme

Fatmir Limaj: Kam dyshime për qeverisjen e Vetëvendosjes, do të kisha tjetër mendim po të ishte LDK e para

10/24/2019 23:43
nga:Gazeta Blic

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se asnjë parti nuk u rrit në zgjedhje por ndarja e PAN-it nxori Vetëvendosjen parti të parë.

Limaj, në “Debat Plus” ka thënë se nëse merren të ndara rezultatet e zgjedhjeve të partive të ish bllokut të PAN-it ato së bashku do të kishin 60 mijë vota më shumë se kur ishin bashkë.

Ai ka thënë se rezultati zgjedhor nga viti 2017 nuk ka ndryshuar pos që është ndarë blloku i PAN-it.

“Askush nuk është rritur, pasi po të ishin së bashku partitë e PAN-it do të ishin fituese të zgjedhjeve”.

I pari i NISMA-s thotë se nuk është penduar që ka lidhur koalicion me AKR-në.

Ai thotë se në zgjedhjet e 6 tetorit kishte dy oferta nga opozita dhe dy te tjera nga pushteti dhe hyrja në mes e NISMA-s ishte një veprim shumë i vështirë. Thotë se 42 mijë persona i besuan alternativës së tij dhe kjo për të është një gjë shumë e madhe.

“Besimi me votë i mbi 40 mijë qytetarëve në Nisma Socialdemokrate, në një garë kaq të ashpër siç ishte në këto zgjedhje, për mua e ka vlerën e 80 mijë votave…Andaj, falenderoj nga zemra secilin votues që ia dha besimin e tij NISMA-s Socialdemokrate”.

Limaj thotë se liderët e subjekteve tjera nuk duhet të synojnë të “grabisin” mandatet e NISMA-s.

“E turpshme sa edhe e pa ndershme është, kushdo që tenton të grabit jashtë-ligjshëm mandatin e huaj.

Andaj, kushdo që grabit mandatin e huaj dhe nuk e ka atë që ia ka dhënë populli, le ta di mirë se kurr nuk do t’ia shohë hajrin”.

Ai thotë se është zhvillim i mirë i demokracisë së Kosovës ndryshimi i qeverisjes.

Megjithatë Limaj thotë se ka dyshime se si do të jetë qeverisja e Vetëvendosjes pasi sipas tij ata nuk janë të provuar në qeverisje.

“Po të ishte LDK-ja e para do të kisha mendim ndryshe. Ata janë të provuar në qeverisje dhe kanë përvoja menaxheriale, dinë disa punë të shtetit”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj.

11/11/2019 22:38

Plani i Albin Kurtit në lidhje me Listën Serbe: Në Qeveri e marrim, por jo edhe në koalicionin qeverisës