Lajme

Fatmir Limaj ka një kërkesë për opozitën

12/13/2017 13:45
nga:anonymous1000144531

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Në këtë takim zv/kryeministri Limaj e njoftoi ambasadorin Sjaastad për qasjen e Qeverisë përballë temave nacionale dhe punëve të Qeverisë.

Me këtë rast zëvendëskryeministri Limaj deklaroi se për çështjet nacionale,  siç është dialogu me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi, duhet arritur konsensus sa më të gjerë.

“Qasja e Qeverisë së Kosovës në raport me opozitën dhe Kuvendin do të jetë ndryshe nga qeveria e kaluar. Ne do të provojmë të arrijmë konsensus sa më të gjerë në temat nacionale, dhe në këtë drejtim ne presim që edhe partitë opozitare të jenë konstruktive. Sikundër që do të jemi transparentë dhe me të hapur me Kuvendin e Kosovës”, deklaroi ndër të tjera zëvendëskryeministri kryeministri Limaj.

Po ashtu zëvendëskryeministri Limaj e vlerësoi lart kontributin dhe ndihmën që shteti norvegjez po jep për proceset në të cilat po kalon Kosova.

E nga ana e tij, ambasadori Per Strand Sjaastad, tha se shteti i Norvegjisë do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, duke ofruar ndihmën e shtetit norvegjez në avancimin e agjendës evropiane dhe zhvillimore të Kosovës.

01/16/2018 19:29

Haradinaj: Gjendja e sigurisë është stabile, por mund të ketë edhe sulme të tjera! (VIDEO)