Lajme

Fatmir Limaj flet për situatën politike në vend: Këta persona i fajëson

02/06/2018 20:56
nga:M H

Zëvendëskryeministri i, Fatmir Limaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se vendi gjendet në një situatë të tillë si pasojë e punës joserioze nga krerët e vendit.

Ai ka thënë se në asnjë vend të botës nuk nënshkruhet një marrëveshje dhe pastaj pas disa vjetëve të tentohet të shfuqizohet një vendim i tillë.

“Edhe kur nuk ki ekspert, blihet e paguhet. Shteti i ka ato mundësi, vetëm e vetëm që mos të gabohet”, ka thënë ai.

Përgjegjës kryesor i gjithë situatës brenda vendit është ish-kryeministri dhe presidenti aktual, Hashim Thaçi.

“Unë po e them me zë diçka që e dinë të gjithë dhe nuk hezitoj të them diçka të tillë. Ne jemi me këto tema të mëdha në tavolinë që nga dita e parë”, ka thënë Limaj.

 

 

11/19/2018 22:49

Dimri sapo ka filluar, këto janë temperaturat për nesër