Lajme

Fatmir Gashi i AAK-së: Kur Peja flet për biznes, qytetet tjera duhet të mbajnë shënime

10/10/2017 17:35
nga:H H

Kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e AAK-së, Fatmir Gashi, ka vazhduar takimet me biznese të ndryshme në kuadër të shpalosjes së programit të tij për zgjedhjet e 22 tetorit.
Gashi ka thënë se “Kur Peja flet për biznes, qytetet tjera duhet vetëm të mbajnë shënime”.

“Vizitë tek storia e suksesit ‘Comodita’.
Vizituam stafin punues, u pritëm nga drejtori z.Ismet Bojku.
Nga këtu e ritheksojë: Unë besojë në shpirtin sipërmarrës pejan.
Peja, qytet i sportit dhe i kulturës, është qytet edhe i biznesit. Është Peja e esnafit.
Garantojë që në mandatit tim të parë 5 mijë vende pune për pejanët.
Formula ekziston: Kemi bizneset e guximshme, kemi popullin e shquar për punë, kemi kuadro të shkolluar. Kemi rini të gatshme. Komuna ka mjete, veç nuk duhet keqpërdorë.
Unë kam vënë në dispozicion tërë energjinë, dije, rrjetin dhe bagazhin profesional e ekonomik.
Pranë zyrës së kryetarit të komunës do të kemi inkubatorin e biznesit dhe zyrën për projekte.
Askush nuk investon në një qytet që identifikohet nga tenderomania. Peja humbi 4 vite jetë dhe zhvillim, si pasojë e korrupsionit. Për Pejën e zhvilluar. Sinqerisht, Fatmir Gashi”, ka shkruar Gashi në Facebook.