Lajme

“Fatkeqësisht marrëveshja për moratorium ka cenuar rendin tonë kushtetues”

12/17/2021 11:11
nga:Gazeta Blic

E para e vendit, Vjosa Osmani, në adresimin e saj për fundvit, ka përmendur edhe një nga pikat e Marrëveshjes së Uashingtonit për moratorium një vjeçar.

Osmani thotë se pranimi i një pike të tillë e ka cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të drejtën për konsolidimin për subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Kosova ka miq dhe aleatë të rinj dhe të vjetër në të gjitha kontinente, që janë të palëkundur në mbështetjen që na japin në rrugëtimin tonë të drejtë të qerit anëtarë me të drejta të plota dhe të barabarta në komunitetin ndërkombëtar. E gjitha kjo ka ndodhur përkundër një starti jashtëzakonisht sfidues. Duke aplikuar një politike të jashtme tërësisht pasive të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke e pranuar moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për të konsolidimin për subjektivitet in tonë ndërkombëtar, jo vetëm që u dëmtuan interesat tona strategjike por edhe ishin dikur dritat e politikës sonë të jashtme. Këto drita jo vetëm që janë të ndezura por po punohet pa rreshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët e tanë”, ka thënë presidentja Osmani.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ishte pajtuar për një moratorium 1 vjeçar për të mos lobuar për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, derisa Serbia ishte pajtuar të ndalonte fushatën agresive kundër Kosovës.

Kështu thuhej në pikën e 15 të marrëveshjes së Washingtonit.

“Kosova do të pranojë të zbatojë një moratorium një vjeçar që pauzon kërkimin për anëtarësimin Organizatat Ndërkombëtare. Serbia do të pranojë një moratorium një vjeçar për ndalje të fushatës së saj të çnjohjes dhe do të përmbahet të kërkojë ndonjë shtet ose organizatë ndërkombëtare që të mos njohë Kosovën si një shtet të pavarur. Të dy marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë”, thuhet në pikën e 15-të.