Showtime

Fatjon Kabashi – Artisti që po mahnit me zërin e tij

04/09/2020 19:44
nga:L I

Kemi dëgjuar shpesh cover-a të këngës “Me Tana” të Elvana Gjatës nga gjinia femërore, por së fundmi një i tillë vjen edhe nga një zë mashkulli, shkruan GazetaBlic.

Fatjon Kabashi ka realizuar këtë ‘cover’ i cili është duartrokitur nga ndjekësit në rrjete sociale.

I riu nga Peja i cili ka një zë të shkëlqyeshëm ka realizuar një sërë cover-ash, qoftë të artistëve vendor, por edhe atyre të huaj.

25 vjeçari ka vendosur që të gjitha këto këngë t’i publikojë edhe në llogarinë e tij në Instagram.

Fatjoni vjen nga një familje artistësh, pasi është vëllai i Ana dhe Arta Kabashit.

/GazetaBlic

01/01/2020 14:37

Ana Kabashi më se e “zjarrtë” në pozat festive