Sporti

Faqja zyrtare e Malishevës bën një gabim momental, jep tjetër rezultat përfundimtar për ndeshjen ndaj Gjilanit

10/02/2021 17:07
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.

Gjilani poashtu u ndal nga Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj”, rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Olivier shënoi për epërsinë e skuadrës vendase, por Progni barazoi shifrat dhe shënoi golin përfundimtar të këtij takimi.

Faqja zyrtare e skuadrës së Malishevës e bëri një lëshim momental, duke e postuar rezultatin përfundimtar “1 -0” në të mirë të saj, edhe pse ndeshja përfundoi 1 me 1. Megjithatë, ky ishte vetëm një gabim rasti, pasi që u largua menjëherë.

/GazetaBlic Sport/