Sporti

Fantastike: Nora Gjakova dhe Distria Kransniqi në finale të Lojërave Mesdhetare

06/27/2018 12:53
nga:Lorik J

Xhudistja nga Kosova Nora Gjakova është kualifikuar në finale në Tarragona 2018.

Në gjysmë finale xhudistja nga Kosova mposhti xhudisten Gokhran Khelifi.

Kjo do të jetë medalja e parë për Kosovën në këto lojëra mesdhetare.

Gjithashtu edhe Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare.

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet për në finale të garave deri në 52 kilogramë.

Krasniqi ka mposhtur në gjysmëfinale, xhudisten nga Turqia, Irene Korkmaz, pasi kjo e fundit u pezullua për shkak të tri vërejtjeve.

10/24/2019 18:00

Momenti kur Nora Gjakova e përplas për toke xhudisten serbe