Sporti

FANTASTIKE: Kosova U-17 ndal Holandën, çfarë suksesi për ‘Dardanët’

10/09/2019 21:01
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës u17 sot kanë luajtur ndaj Holandës u17 në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian EURO U17.

Kosova dhe Holanda kanë luajtur baras me rezultatin 1-1, një rezultat ky që është fantastik për lojtarët e trajnerit, Besnik Kollari, raporton GazetaBlic.

Kombëtarja e Holandës është kampion i Evropës në këtë kategori, pasi fituan kompeticionin në Irlandë.

Holanda kaloi në epërsi falë golit të Jimenez në minutën e 11’të.

Djemtë e Kosovës nuk u ndalën dhe barazuan shifrat me Granit Hanën në minutën e 63’të.

Kjo ishte ndeshja e parë për kualifikime nga kombëtarja e Kosovës u17 dhe natyrisht se është një rezultat fantastik.

Në grup me Kosovën dhe Holandën janë edhe Uellsi dhe Sllovenia.

/GazetaBlic/