Showtime

Fansja i thotë ”vetëm nuse s’mund t’jesh ti”, Tayna i kthen përgjigjen epike

09/12/2019 15:57
nga:L I

Tayna pas një sezoni shumë të suksesshëm në Kosovë dhe Shqipëri ku pati shumë koncerte dhe projekte të suksesshme, tashmë ka zgjedhur që të pushojë në Amerikën e largët.

Sigurisht që s’mund të mungojnë dhe postimet e shumta për ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe me fotot e fundit, reperja seksi ka tërhequr vëmendjen e simpatizantëve të saj dhe jo vetëm.

Në këto foto reperja shfaqet me rrobabanjo dhe shkruan se është ëndrra e çdo vjehrre.

“Ti gjithçka mund të jesh vetëm nuse jo”, i shkruan një ndjekëse.

“Mirë e ke, unë jam dhëndri”, i përgjigjet Tayna duke shkaktuar të qeshura mes ndjekësve e replika të shumta.